minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Jeta ime e vjetër sot vdiq bashkë me të”, fjalët prekëse të ish gruas së Berluskonit

0
“Jeta ime e vjetër sot vdiq bashkë me të”, fjalët prekëse të ish gruas së Berluskonit

“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë, vdekja është diçka serioze”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

 

Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë”- ka thënë Francesca për La Repubblica.

 

Advertisement

“Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të”- ka vijuar më tej Francesca e cila sot është e martuar me kantautoren italiane, Paola Turci.

 

“Humbja e tij më ka lënë të njëjtin boshllëk sic më ka lënë vdekja e nënës sime. Sigurisht që do të jem edhe unë e pranishme në funeralin e tij- ka vijuar ish-partnerja e Berlusconit.

Ajo ka deklaruar se ai ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.

Advertisement

 

Kujtojmë që ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e 12 qershorit në një spital në Milano në moshën 86-vjeçare./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit