minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kaos nga zjarret në Greqi; shfaqen vatra të reja edhe në periferi të Athinës

0
Kaos nga zjarret në Greqi; shfaqen vatra të reja edhe në periferi të Athinës

Greqia po vazhdon betejën me zjarret vdekjeprurëse, që po djegin vendin prej disa ditësh. Qindra zjarrfikës punuan gjatë natës për të vënë nën kontroll flakët, por situata sa vjen e përkeqësohet.

 

Gjashtë janë rajonet më të prekura dhe që cilësohen me rrezikshmëri të lartë prej zjarreve këtë të mërkurë. Qindra banorë u detyruan të evakuohen në 24 orët e fundit, pasi flakët pranë fshatit Fyli rreth 25 kilometra në veri të Athinës, u përhapën me shpejtësi në drejtim të qytetit.

 

Advertisement

Siç shihet nga pamjet, tymi ka bllokuar pjesën veriore të kryeqytetit grek ndërsa flakët janë kanë përfshirë edhe parkun kombëtar në malin Parnithë.

 

Disa akse kombëtare dhe dytësore kryesisht në veri të vendit kanë pezulluar qarkullimin. Qindra banesa, mijëra koshere bletësh dhe bagëti janë shkrumbuar. Dëmet janë të pallogaritshme edhe në infrastrukturë, magazina dhe pajisje bujqësore. Deri më tani sipërfaqet e djegura janë përllogaritur në mbi 400, 000 hektarë.

 

Advertisement

Përveç forcave vendase, në ndihmë të Greqisë kanë ardhur Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Qiproja me avionë që hedhin ujë, ndërsa Rumania dhe Republika Çeke kanë dërguar dhjetëra zjarrfikëse dhe burime njerëzore.

 

I gatshëm për të ndihmuar është treguar edhe vendi ynë, por ekipi me 58 efektivë dhe 10 mjete që u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj në orët e para të mëngjesit u kthyen pas në mesditë.

 

Advertisement

Sipas ministrisë së Mbrojtjes pala greke ka refuzuar me argumentin se nevojat e tyre janë plotësuar nga BE.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit