Serbia ka treguar forcën ushtarake në një paradë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, ku u ekspozua edhe sistemi kinez FK-3.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, nënvizoi se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më datë 10 prill. Një lëvizje që u pasua me reagime të forta në kohën kur ende vazhdon lufta në Ukrainë dhe armatosja e Ballkanit mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.

 

Presidenti serb Alexandër Vucic deklaroi se vendi po përballet me presion të madh që të vendosë sanksione kundër Rusisë por Beogradi qëndron i palëkundur në pozicionin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

“Në politikën ndërkombëtare nuk ka miqësi, vetëm interesat janë të përjetshme, prandaj duhet të kujdesemi për vendin tonë. Ky është një konflikt botëror, politik dhe ekonomik dhe presionet e kërcënimet po shtohen.Serbia duhet të ndjekë një politikë të përgjegjshme, një politikë zhvillimi dhe përparimi dhe të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Këtë të mërkurë, kancelari gjerman,Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Por kreu i shtetit serb i ka zeruar pritshmëritë për progres duke thënë se nuk mund të ketë dialog me Albin Kurtin.

 

“Nga takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, pres të dëgjoj vërejtje për sjelljen e Serbisë. Është një mundësi e mirë që do të kemi pak kohë për të shprehur qëndrimet tona, por nuk do ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën dhe Metohinë, as për sanksionet ndaj Rusisë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti serb ka shtuar më tej se populli serb gjendet nën presion të fortë, pasi situata në Ukrainë po përdoret kundër tyre.