
Kina ka dërguar armë dhe municione në Serbi. Sipas mediave ndërkombetare, operacioni i transportit, i cili u cilësua si sekret, ka vijuar gjatë fundjavës ku avionet ushtarakë u ulën në Beograd, ndërsa dorëzuan atje pjesë të sistemit raketor kundërajror të Kinës, FK-3.
Edhe pse nga Serbia nuk ka asnjë reagim zyrtar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, pranoi se Pekini ditët e fundit ka dërguar “furnizime të rregullta ushtarake” në Serbi.
“ZHAO LIJIAN
ZEDHENES I MINISTRISE SE JASHTME TE KINES
Është një projekt në kuadër të planit tonë vjetor të bashkëpunimit. Shpresojmë që mediat të mos e interpretojnë shumë. Ky projek nuk ka lidhje me situatën aktuale”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar armatosjen e vazhdueshme të Serbisë si një shenjë frike se do të mbetet e vetmuar.
ALBIN KURTI
KYEMINISTER I KOSOVES
Advertisement“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por është shprehje e frikës së saj se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç është mësuar. Kosova është e brengosur dhe e vëmendshme për armatosjen e vazhdueshme të Serbisë, por nuk ka frikë.”
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se armatosja e mëtejshme e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë luftës në Ukrainë, mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit.