
Një 23-vjeçar, i cili kishte dalë për iftar në një restorant, së bashku me vëllezërit e tij, është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Gjakovë të Kosovës.
Sherri nisi në parkingun e restorantit, e më pas, autorët qëlluan në drejtim të të riut me armë, duke e lënë të vdekur. Nga të shtënat, mbetën të lënduar edhe vëllezërit e tij.
Advertisement
Për këtë ngjarje, janë arrestuar pesë persona, ndërsa po punohet për zbardhen e plotë të rrethanave.