minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova arreston një serb të dyshuar për krime lufte

0
Kosova arreston një serb të dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte.

 

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Istogut.

 

Advertisement

Detaje të tjera për këtë rast nuk bëhen të ditura në njoftimin e policisë. Megjithatë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se bëhet fjalë për Çasllav Jolliq, 54 vjeç. Sipas kësaj zyreje, Jolliq është banor i Serbisë dhe për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

 

“Ai ka shkuar atje për të kryer detyrua të caktuara për seancën dëgjimore pas vdekjes së babit të tij dhe është arrestuar në bazë të aktakuzës së fundit. Ky rast vazhdon praktikën e aktakuzave të ngritura nga Prishtina kundër serbëve nga Kosova, që në këtë mënyrë t’i pengojë të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Zyra për Kosovën./R.E.L

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit