minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova dhe Serbia diskutojnë në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve

0
Kosova dhe Serbia diskutojnë në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takohen sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar rrugët dhe ritmin e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Të dy i dhanë po muajin e planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se ka pranuar komente nga Kosova dhe Serbia lidhur me udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian.

Ai tha se gjatë bisedimeve të sotme do të punohet për “një version të konsoliduar të aneksit, mbështetur në komentet e tyre. Dhe pastaj, shpresoj që Kosova dhe Serbia do të bien dakord me rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve. Ky aneks për zbatimin do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes, pasi ne do të saktësojmë se si do të zbatohen dispozitat e saj”, tha zoti Borrell, duke shfaqur shpresën se në Ohër do të ketë një mundësi të veçantë që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Advertisement

“Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, do të vendosim një marrëdhënie të qëndrueshme, afatgjatë, të orientuar drejt së ardhmes, duke tejkaluar menaxhimin e përhershëm të krizave, siç kemi bërë muajt e fundit. Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së rajonit”, tha zoti Borrell.  Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken dhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, thanë të premten se është koha e duhur që Kosova dhe Serbia të hedhin hapa domethënës në interes të integrimeve perëndimore. Në një bisedë telefonike të dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi mbështetjen e tyre të fortë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në prag të takimit Këshilltari Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi biseda telefonike, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t’i inkurajuar ata që të pajtohen rreth udhërrëfyesit për zbatimin e planit evropian, i cili përfshinë kërkesën për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe çështja më e mprehtë e bisedimeve.

Nuk pritet ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në bisedimet e sotme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në prag të takimit se “propozimi evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”,

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk planifikon të nënshkruaj asgjë në takimin e së shtunës dhe se nuk do të heq dorë nga vijat e kuqe të Serbisë kundruall Kosovës, duke ju referuar qëndrimeve të tij kundër mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Advertisement

Plani evropian parasheh që palët të mos e pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, të cilat kushtëzohen pikërisht më normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit