minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova kërkon njohje të reja/ Reagon Serbia: Nuk do ta njohim këtë fushatë

0
Kosova kërkon njohje të reja/ Reagon Serbia: Nuk do ta njohim këtë fushatë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka hartuar një strategji për njohje të reja. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri, Kreshnik Ahmeti, i cili sqaroi se Prishtina pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.

 

Sipas zyrtarëve në Prishtinë, Kosova tashmë mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të kërkojë njohje të reja, pasi afati i marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 që e bllokonte atë për një vit, ka përfunduar.

 

Advertisement

Në pikat e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-presidentit Donald Trump thuhej se Serbia për një vit do të ndalte fushatën kundër njohjeve të Kosovës, ndërsa Prishtina nga ana e saj, nuk do të bënte përpjekje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 

Pas kësaj deklarate, Beogradit zyrtar reagoi përmes ministrit të Jashtëm, i cili tha se Serbia nuk do të pranojë një gjë të tillë.

 

Advertisement

NIKOLA SELAKOVIÇ

MINISTRI I JASHTEM

 

“Serbia nuk do të rrijë duarkryq  nëse Kosova fillon të sigurojë njohje të reja. Nëse dikush mendon se në atë mënyrë, ata do të na ushtrojnë presion, duhet ta dijë se edhe ne mund të ndryshojmë mënyrën e sjelljes.”

Advertisement

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimin e marrëveshjes, por kjo nuk është pranuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit