minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Kosova kërkon Shqipërinë e Madhe”/ Vuçiç: Ata nuk duan bisedime

0
“Kosova kërkon Shqipërinë e Madhe”/ Vuçiç: Ata nuk duan bisedime

Presidenti serb Alexandër Vucic, pas takimit me homologun francez, Emmanuel Macron e ka kursyer optimizmin për të ardhmen e dialogut duke thënë se në Prishtinë kërkohet Shqipëria e Madhe më shumë se sa arritja e kompromisit me Serbinë, shkruan Vizion Plus.

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

Advertisement

“Serbia është gjithmonë e gatshme për një dialog me Prishtinën, por nuk ka dëshirë nga ana e tyre për bisedime, më shumë se sa për krijimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Përveç kësaj, nuk shoh asgjë tjetër që mund të na afrojë në një dialog serioz. Megjithatë unë besoj në rolin e rëndësishëm të Francës, presidenti Macron e njeh mirë gjeopolitikën dhe nuk i frikësohet ideve inovative.”

 

Vuçiç, raporton Vizion Plus, komentoi edhe formalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit duke thënë se nuk i mirëpret këto zhvillime.

 

Advertisement

“Ne do të ndërtojmë marrëdhënie me shtetin hebre në përputhje me rrethanat e reja. Izraeli ka zgjedhur që Amerika është më e rëndësishmja për ta dhe kjo nuk do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona, ne nuk jemi të lumtur për këtë. Sidoqoftë, Serbia nuk bëri një marrëveshje të përbashkët me amerikanët dhe shqiptarët, por marrëveshjen e vet.”

 

Kreu i shtetit serb, qëkurse ish presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen e ka ashpërsuar gjuhën provokuese në raport me Kosovën.

 

Advertisement

Aktualisht, dialogu është pezulluar për t’u rikthyer pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit