minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova përgatitet për zgjedhje, analisti Hoxha parashikon rezultatet e 9 shkurtit

0
Kosova përgatitet për zgjedhje, analisti Hoxha parashikon rezultatet e 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti synon një tjetër fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mediat kosovare, Kurti u shpreh se koalicioni qeverisës dhe partia e tij presin që në zgjedhjet e 9 shkurtit të tejkalojnë rezultatin e katër viteve më parë. Deklaratat e Kurtit vijnë ndërsa partia e tij, Vetëvendosje, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e partisë së serbëve të Kosovës, “Lista Serbe”, në garë.

Pavarësisht kundërshtimit të Vetëvendosjes, këtë të hënë, Komisioni i Zgjedhjeve në Prishtinë vendosi Listën Serbe në fletën e votimit.

Për të diskutuar më shumë për përgatitjet e Kosovës në zgjedhje dhe debatin për Listën Serbe, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi ishte analisti Ylli Hoxha.

Advertisement

Z.Hoxha tha se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Analisti shtoi se situata në Veri të Kosovës mbetet ende në një situatë jonormale, teksa përmendi shpërthimin e një muaji më parë.

Intervista e plotë:

Kurti dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera mes Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë të re mund të pritet në vitin 2025?

Advertisement

Hoxha: Edhe Kosova, ashtu si çdo vend tjetër i botës, përjeton ankthin e rikthimit të Trump, i cili si karakteristikë ka papërshkueshmërinë në atë që mund të ndërmarrë në politikën e jashtme. Ne nuk jemi të përjashtuar dhe as imunë ndaj kësaj frike. Të njëjtën gjë ndan edhe Kurti. Kosova e pret me shqetësim ditën e rikthimit të Trump dhe mundësinë e tij për të ndryshuar politikën e jashtme, ashtu siç e pret Tajvani, Ukraina dhe shumë vende të tjera. Fillimi i mandatit të Trump do të jetë sfidues për Kosovën, sidomos për koordinimin me SHBA dhe rolin që ato do të luajnë në këtë kontekst.

Një pikë e nxehtë mbetet veriu i Kosovës. Çfarë zhvillimesh ka?

Hoxha: Jemi në një situatë të paqartë. Jo më larg se një muaj e disa ditë më parë, pati një shpërthim. Kjo nuk është një situatë normale. Serbët mund të tentojnë që fillimin e mandatit të Trump ta shfrytëzojnë për ta trajtuar Kosovën si një vend të destabilizuar. Kjo frikë manifestohet edhe te institucionet e drejtësisë në Kosovë, të cilat duhet të bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar një përshkallëzim të tillë. Cili do të jetë orientimi politik? Ende nuk e dimë. Duhet të presim, të informohemi dhe të kalibrojmë politikat tona në harmoni me këtë politikë të re, e cila pritet të jetë sfiduese. Ajo që mund të presim është që situata të përkeqësohet shpejt ose të katalizohet në një drejtim të ri.

Si parashikohen rezultatet e zgjedhjeve?

Advertisement

Hoxha: Një gjë është e sigurt, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë subjekti i parë politik në vend. Megjithatë, ka shumë dyshime nëse synimi prej 500 mijë votash do të arrihet. Gjithsesi, Vetëvendosje do të ruajë një avantazh të konsiderueshëm ndaj subjekteve të tjera. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit