minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova refuzon zgjedhjet serbe/ Haxhiu: Nuk do të hapet asnjë qender votimi për presidencialet

0
Kosova refuzon zgjedhjet serbe/ Haxhiu: Nuk do të hapet asnjë qender votimi për presidencialet

Serbia ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që do zhvillohen me 3 prill, të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

 

Ky propozim është prezantuar nga pala serbe në Bruksel, diçka që është refuzuar nga Prishtina. Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për shtypë deklaroi se votimi brenda territorit është në kundërshtim me Kushtetutën.

 

Advertisement

ALBULENA HAXHIU
MINISTRE E DREJTESISE NE KOSOVE
“Të gjithë jemi në dijeni se Serbia i ka pretendimet e saj për të mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë jo pse kërkon që një e drejtë e qytetarëve të tyre të adresohet, mirëpo sepse ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Serbisë s’i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve, por përmes atij veprimi do që të jetë në linjë me Kushtetutën e saj.”

 

Megjithatë, ministrja sqaroi se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë mund të shprehin vullnetin e tyre përmes zyrës ndërlidhëse ose me postë.

 

Advertisement

ALBULENA HAXHIU
MINISTRE E DREJTESISE NE KOSOVE
“Edhe rezoluta e Kuvendit dhe qëndrimet e Qeverisë janë në linjë të njëjtë dhe po ashtu këtë qëndrim e ka edhe presidentja e vendit. Qytetarëve, të cilët kanë dy nënshtetësi duhet t’iu ofrojmë zgjidhje dhe ne zgjidhjen e kemi dhënë, të votohet në zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë. Këto janë dy propozimet që ne i kemi thënë edhe publikisht dhe nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim.”

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, iu bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin që kanë, t’i mundësojnë popullit serb në Kosovë të votojë në zgjedhjet.

 

Advertisement

Më 16 janar, Serbia organizoi një referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë dhe ne qytetet me shumicë serbe në Kosovë nuk u hap asnjë vendvotim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit