minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosovë, konfirmohen nëntë rastet e para të infektimit me variantin Omicron

0
Kosovë, konfirmohen nëntë rastet e para të infektimit me variantin Omicron

Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën mbrëma se janë konfirmuar nëntë rastet e para të infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit.

Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se “nga 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15 deri 25 dhjetor 2021, janë konfirmuar nëntë raste. Sipas institutit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”.

 

Ky institut bëri thirrje për zbatim të masave aktuale kufizuese dhe për vaksinim në një kohë kur varianti Omicron mund të përkeqësojë situatën aktuale me COVID-19 Kosova aktualisht ka shkallën më të ultë të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të punës dhe të lëvizjes së qytetarëve.

Advertisement

 

Autoritetet thonë se këto masa kufizuese janë të domosdoshme pasi që me festat e fundvitit, është rritur edhe numri i udhëtimeve.

 

Të dielën në Kosovë u shënuan 12 raste të reja të infektimeve nga dy mijë 430 testime të kryera ndërsa një person ka humbur jetën. Deri më tash nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën dy mijë e 990 qytetarë.

Advertisement

 

Kosova deri më tash ka vaksinuar më shumë se 60 për qind e popullsisë mbi 18 vjeçe kundër COVID-19. Por muajt e fundit është shënuar rënie e interesimit për t’u vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozën përforcuese apo dozën e tretë, për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit