minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosovë/ Opozita: Çmimet e naftës janë të larta, qeveria të heqë përkohësisht akcizën”

0
Kosovë/ Opozita: Çmimet e naftës janë të larta, qeveria të heqë përkohësisht akcizën”

Një litër naftë në Kosovë shitet sot me 1.8 euro. Ky çmim është konsideruar absurd nga partia opozitare, Lidhja Demokratike, e cila ka kërkuar një debat në parlament.

 

BESIAN MUSTAFA
DEPUTET I LDK-së, KOSOVE

“Çmimi i litrës së naftës ka tejkaluar mbi 1.80 euro dhe po shkon drejt 1.90 euro. Nëse për një periudhë të caktuar do të largoheshin tërësisht akciza dhe TVSH-ja, çmimi do të binte në rreth 1.20 euro. Pra, kjo Qeveri po u merr qytetarëve të Kosovës rreth 60 centë për çdo litër naftë që ata konsumojnë.”

Advertisement

 

Me qëllim stabilizimin e çmimit të karburantit, Ministria e Industrisë ka njoftuar se është duke punuar për rregullimin e tarifave të naftës për të mbrojtur konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit. Sipas draftit, parashikohet që të kufizohen fitimet e pikave të karburantit. Në këtë mënyrë çmimi i naftës pritet të bjere me 12 cent.

 

Fitimi për një tregtar do të jetë 2-3 cent për litër naftë për shitësit me shumicë dhe 6 deri ne 10 cent për litër për pakicën. Por një gjë e tillë ka zemëruar tregtarët të cilët kanë kërcënuar se do t’i mbyllin të gjitha pikat e karburantit në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit