Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, caktohet kujdestaria e djalit të mitur

Autoritetet greke kanë vendosur që ti caktojne kujdestarinë e djalit të mitur, prinderve të Anisa Shehut, vajzes shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti I saj shqiptar në Greqi pak javë më parë.

Një sherr për motive xhelozie pati një fund tragjik pasi Florand Shehu 40 vjec qëlloi me thikë gruan e tij Anisa Shehun.

Gruaja gjeti vdekjen ndërsa burri vrases ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit përfundimtar.

Shqetësimi më I madh në këtë rast pas krimit ishte në fakt edhe rritja e djalit të mitur të familjes. Prokurori I cështjes vendosi tia japi këtë të drejte prindërve të vajzës që gjeti vdekjen. Kjo edhe për shkak se krimi I bashkëshortit ishte thuajse I paralajmëruar duke qënë se fqinjët e ciftit shqiptar kishin denoncuar dhunën e shpeshte të 40 vjecarit ndaj gruas së tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";