minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përdhunoi një të mitur, 19-vjeçari fshikullohet 146 herë më kamxhik

0
Përdhunoi një të mitur, 19-vjeçari fshikullohet 146 herë më kamxhik

Një 19-vjeçar në Indonezi u lut për mëshirë, ndërsa u fshikullua 146 herë me kamxhikë, pasi përdhunoi një të mitur.

Autori u arrestua në fillim të këtij viti me akuzën e ngacmimit dhe përdhunimit të një të miture. Më pas, ai u dënua me 146 kamxhikë, një dënim që jepet zakonisht për krime të rënda.

“Dënimi maksimal ka për qëllim të parandalojë ngjarje të tilla”, tha një zyrtar vendas.

Aceh, ndodhet në perëndim të Sumatrës dhe është rajoni i vetëm në Indonezi me shumicë myslimane që aplikon ligjin islamik, pas një marrëveshje me qeverinë.

Advertisement

Po këtë të enjte, edhe një 40-vjeçar dhe një 21-vjeçar u fshikulluan 100 herë me kamxhik për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ky dënim në Aceh është kritikuar shpesh nga grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit