minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kriza me emigrantët nga Bjellorusia/ Polonia thirrje NATO-s: Të ndërmerren hapa konkretë

0
Kriza me emigrantët nga Bjellorusia/ Polonia thirrje NATO-s: Të ndërmerren hapa konkretë

NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë të dielën kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës.

 

Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit.

 

Advertisement

“Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s”, tha i Mateusz Morawiecki agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP.

 

“Nuk mjafton vetëm që ne të shprehim publikisht shqetësimin tonë, aktualisht nevojiten hapa konkretë dhe përkushtim i të gjithë aleancës”, shtoi ai.

 

Advertisement

Mijëra emigrantë kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Evropian, por ata janë bllokuar në kufi nën një mot të shoqëruar me temperatura tejet të ulta.

 

BE-ja akuzon Minskun se ka orkestruar krizën me synimin për të ushtruar trysni mbi bllokun, lidhur me sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, një gjë që Bjellorusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.

 

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin, mbështetësi kryesor i udhëheqësit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të dielën, duke cituar një intervistë të tij, të dhënë për një kanal televiziv shtetëror.

 

Zoti Morawiecki i tha agjencisë PAP se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë. “Ne sigurisht do të diskutojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë mbylljen e plotë të kufirit”, citohet të ketë thënë ai.

 

Advertisement

Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të financojë ndërtimin e një muri kufitar./ Voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit