minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti i përgjigjet Eurodeputetes; “Nuk ka kompromis me Serbinë nëse nuk ka njohje”

0
Kurti i përgjigjet Eurodeputetes; “Nuk ka kompromis me Serbinë nëse nuk ka njohje”

“Nëse nuk ka njohje reciproke nuk mund të ketë kompromis për cështjet e tjera” .

 

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Albin Kurti ndaj deklaratës së raportueses për Kosovën në parlamentin evropian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojnë bisedimet pa kushte.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, është njohja reciproke e jo Asociacioni. a. Pyetjeve për Von Cramonin, duhet bërë asaj. Ajo ka fol për kompromis, të tregojë për çfarë e ka fjalën. Njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes. Nuk them se në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë gjë tjetër veç njohjes reciproke.. Por pa atë smundtë kemi gjë tjetër.”

 

Advertisement

I pyetur nëse do të vizitonte zyrtarët e UCK-së që po mbahen në paraburgimin në Hagë, ashtu sic bëri kryeministri Rama, Albin Kurti u përgjigj:

 

“Unë kam konsideruar që më e rëndësishmja për fazën nëpër të cilën kalojmë, për Gjykatën Speciale, që nuk është e lëvzhdueshme për nga transparenca, të kontaktoj, komunikoj, diskutoj me avokatët e luftëtarëve të UÇK-së që janë në Hagë e po mbahen në paraburgim të stërzgjatur. Mbase edhe mund t’i vizitoj, por po tregoj çka është më e rëndësishme të bëj unë si kryeministër. E kjo është komunikimi dhe diskutimi me avokatët e mbrojtjes të cilët i kanë klientët e tyre ndaras të cilët paguhen shumë nga Republika e Kosovës,”

 

Advertisement

Kurti po ashtu  bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

 

Mbledhja e fundit e  dy qeverive është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në qytetin e Elbasanit.Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë  kanë firmosur  13 marrëveshje mes  të cilave do ta lehtësojnë lëvizjen e njerëzve e mallrave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit