Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

 

“Më së miri do të ishte që të hiqen nga ata që i kanë vendosur, mirëpo ata që i kanë vendosur ato barrikada janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim. Nuk janë këto barrikada civile dhe, në anën tjetër, ne kemi dhënë kohën e kërkuar prej KFOR-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave, dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin lokal në Kosovë, ATV.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës nuk mund të qëndrojnë aty, “jo vetëm pse shkelin ligjin dhe lëvizjen e lirë, por në të njëjtën kohë edhe për shkak se vetë qytetarët serbë janë më të bllokuarit”.

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 13 dhjetor, tha se pret që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, të hiqen nga personat që i kanë krijuar ato.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri dhe jo përmes buldozerëve.

 

Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim./rel