minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA: Ushtria serbe, jo në Kosovë/ Escobar kërkon heqjen e barrikadave dhe rikthimin në Institucione

0
SHBA: Ushtria serbe, jo në Kosovë/ Escobar kërkon heqjen e barrikadave dhe rikthimin në Institucione

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për mediat serbe pas vizitës në Beograd, tha se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë dërgimin e ushtrisë serbe në Veri të Kosovës.

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

Advertisement

 

Kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis, sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit.

 

Escobar tha se barrikadat t ne veriun e Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vënë dhe serbët duhet të kthehen në institucione.

Advertisement

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

 

Advertisement

Serbët duhet të kthehen në institucione, ne i duam ata atje, na duhen atje dhe barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur, pasi shqetësimet e tyre u dëgjuan.

 

I dërguari i SHBA shtoi se Uashingtoni kërkon themelimin e Asociacionit dhe se po kërkojnë mënyra për të zbatuar këtë pikë të Marrëveshjes së Brukselit.

 

Advertisement

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

 

Për SHBA-në është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për ne është obligim sepse ne e kemi mbështetur atë proces dhe një parti politike nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme prej saj, kështu që do të kërkojmë mënyra për ta bërë kjo ide është realitet.

Advertisement

 

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Bashkimin Europian sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kanë kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke pasur brenda saj edhe Asociacionin që kërkon Serbia.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit