minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti për dorëheqjet e policëve: Duhet të ketë aplikime të reja për punë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar të mërkurën dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës duke thënë se vakumet duhet mbushur me “aplikime të reja për punë”.

 

 

Qindra serbë të Kosovës nga katër komunat veriore të vendit, që nga fillimi i nëntorit kanë dhënë dorëheqje nga disa institucione të Kosovës, përfshirë Policinë, Gjyqësorin, si dhe në nivel politik në komuna dhe në Kuvendin e Kosovës.

Advertisement

 

 

Dorëheqjet u bënë në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që kërkonte riregjistrimin e targave të veturave që lëshohen nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës në RKS.

 

Advertisement

 

Kryeministri Kurti, i thirrur në një interpelancë në Kuvendin e Kosovës, i quajti dorëheqjet vendim politik.

 

 

Advertisement

Duke folur specifikisht për dorëheqjet e 578 zyrtarëve policorë që vijnë nga komuniteti serb në Kosovë, ai tha se dorëheqjet janë bërë “për arsye të paqena”.

 

 

“Thoshin morale e individuale e teksti i njëjtë për secilin prej tyre”, tha Kurti duke komentuar tekstin, me të cilin kanë dhënë dorëheqje këta zyrtarë.

Advertisement

 

 

Ai tha se vazhdimisht bën thirrje që serbët të mos largohen nga institucionet e Kosovës, mirëpo sipas tij, nuk mund të bëhet thirrje politike për kthim.

 

Advertisement

 

“Aty ku ka vakum duhet të ketë aplikime të reja për punë. Vendimi politik i dorëheqjes nuk mund të pasohet me thirrje politike për kthim, por me aplikim profesional”, tha Kurti.

 

 

Advertisement

Para fjalimit të Kurtit, Ramush Haradinaj, lider i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e propozoi një rezolutë për votim në Kuvend që ndër tjerash kërkon që “institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë”.

 

 

Në anën tjetër, Enver Hoxhaj, deputet opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës, reagoi ndaj fjalimit të Kurtit duke thënë se situata në veri të vendit “nuk është vetëm vakum institucional”.

Advertisement

 

 

“Është humnerë politike. Aktualisht, nuk ka as institucione shtetërore (në veri), as proces politik për t’i krijuar ato. Situata në veri të vendit ka qenë çdo herë komplekse, por pas 5 nëntorit (dita e nisjes së dorëheqjeve) është një kolaps shtetëror”, tha ai.

 

Advertisement

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 nëntor konfirmoi se serbët nga veriu i Kosovës do të kthehen në institucionet e Kosovës kur të plotësohet kushti i dytë, pra të formohet Asociacioni. Ky Asociacion është dakorduar në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës, sepse e sheh atë si trup monoetnik.

 

 

Advertisement

Më 23 nëntor, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

 

Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit