minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti prezanton planin për rritjen e pagës minimale, përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë

0
Kurti prezanton planin për rritjen e pagës minimale, përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të martën, 12 prill, se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë – të mërkurën – do të miratohet projektligji që i hap rrugën rritjes së pagës minimale.

 

Pas miratimit në Qeveri, projektligji duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Advertisement

Ai ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, dhe paga deri më këtë shumë do të lirohet nga tatimi.

 

Sipas Kurtit, mbi 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga kjo rritje.

 

Advertisement

Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojë secila familje në Kosovë.

 

“Ligji për pagën minimale, përveç se rrit pagën për të gjithë përfituesit nën nivelin 264 euro, ofron rritje për pagës neto, si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik. Secili që e ka pasur pagën mbi 250 euro deri më tani, do të përfitojë rreth 80 euro në vit, apo 6.80 euro në muaj, pas lirimit nga tatimi”.

 

Advertisement

Në konferencë për media me gazetarët, Kurti ka thënë se në kuadër të masave për ringjalljen ekonomike, në muajin prill do të dyfishohet vlera e asistencës sociale, pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro shtesë, ashtu sikurse punëtorët e sektorit publik, privat si dhe studentët.

 

Sipas Kurtit, vlera e zbatimit të këtyre masave do të shkojë në mbi 100 milionë euro.

 

Advertisement

Murati ka thënë se për rritjen e pagës minimale duhet të bëhen disa ndryshime ligjore, duke përfshirë Marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e asistencës sociale, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për rishikimin e buxhetit.

 

Paga minimale në Kosovë është 170 euro. Ajo nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

 

Advertisement

Agjencia Evropiane e Statistikave e ka vlerësuar këtë pagë si më të ulëtën në Evropë./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit