minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: Serbia nuk do marrëveshje, lidhjet e Beogradit me Rusinë mbeten një kërcënim

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste ka bërë përgjegjëse Serbinë për mos arritjen e një marrëveshjeje  mes dy vendeve.

 

Kjo është e vështirë të parashikohet, sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi ngritën tani vonë 16 barrikada në veri të vendit. Shpresoj të mos ndodhë kjo kurrë më. Por Beogradi nuk e pranon se ne jemi vend i pavarur. Po tenton ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE dhe po bën progres ekonomik. Kjo po e bën nervoz Beogradin.

 

Advertisement

Kurti e përjashtoi një skenar të përplasjes ushtarake, por ngriti shqetësimin për shtimin e pranisë së forcave në bazat serbe pranë kufirit me Kosovën.

 

“Shpresoj që jo. Por në të njëjtën kohë, më kujtohet se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë përreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë, kemi parë individë me shenja nacionaliste ruse të motoçikletave ‘Ujqërit e Natës’ dhe trupës mercenare ruse ‘Ëagner’. Jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”

 

Advertisement

Edhe i dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu më herët  shqetësimin  për aktivitetin e kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner” dhe për përpjekje e grupit për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit