minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti sfidon Vuçiç në OKB: Firmose menjëherë marrëveshjen e Ohrit. Dinari nuk ndalohet si valutë

0
Kurti sfidon Vuçiç në OKB: Firmose menjëherë marrëveshjen e Ohrit. Dinari nuk ndalohet si valutë

Një seance e jashtëzakonshme e Këshillit te Sigurimit për Kosovën është mbajtur  te enjten ne mbrëmje me kërkesë të Serbisë, ku ashtu siç pritej, palët shkëmbyen akuza të ndërsjellta.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sfidoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç, që të firmoste menjëherë Marrëveshjen e Ohrit.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nuk është vetëm formalitet, është garanci për implementimin e saj të plotë, përkundër ofertave të mia të përsëritura, Vuçiç ka refuzuar të nënshkruaj, prandaj e ftoj ta nënshkruajmë këtu sot menjëherë duke theksuar rolin e Kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie, ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore”, tha Kurti. 

Persa i përket  vendimit  të bankës qendrore për dinarin, që ishte një prej arsyeve qe Beogradi kërkoi seancën e jashtëzakonshme, Kurti tha se kjo valute nuk është ndaluar.

Advertisement

“Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa asnjë  problem. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund t’i mbajnë dinarët, por Euroje është valuta e vetme si mjet pagese”, tha Kurti. 

Nga ana tjeter president Vuçiç  e quajti Rregulloren e bankës për dinarin, një agresion ndaj serbëve.

“Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë. Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejtë ndaj serbëve “, tha Vuçiç. 

Vuçiç kërkoi sërish formimin e krijimit te asociacionit  pasi sipas tij do ti mbronte serbet nga dhuna.

Advertisement

Ndërsa Ambasadorja e SHBA-ve  ne OKB, Linda Thomas-Greenfield përsëriti kërkesën për shtyrje të  vendimit për  Dinarin serb, ndërsa kritikoi Kosovën për veprime te pakoordinuara në raport me mbylljen e institucioneve paralele serbe./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit