Kurti takon deputetët nga Shqipëria, merr mbështetje për aplikimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti një delegacion të Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën integrimit evropian dhe politikës së jashtme dhe për nevojën e përhershme për bashkërendim dhe koordinim.

 

 

Në komunikatën për media bëhet e ditur se delegacioni dha mbështetjen e tyre të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në Këshillin e Europës të dorëzuar në Maj të vitit 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“U bisedua gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve dhe koomunikimin e përafërt ndërinstitucional si dhe për zbatueshmërinë e marrëveshjeve bilaterale me theks ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar”-thuhet aty.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tabaku në emër të delegacionit e uroi kryeministrin Kurti për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Kurti i falënderoi deputetët për vizitën, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të bërë edhe më shumë në shërbim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Delegacioni në fjalë, i përbërë nga Jorida Tabaku, Flutura Açka, Kreshnik Çolaku, deputetë të Partisë Demokratike, Etilda Gjonaj, Gerta Duraku, Lavdrim Krrashi, deputetë të Partisë Socialiste dhe Erisa Xhixho, deputete nga Partia e Lirisë, po qëndron në Kosovë ku po zhvillon takime me përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë. Në takimin me kryeministrin Kurti, delegacioni ishte i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

/KosovaPress/