minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti takon Escobar dhe Lajçak: Serbia cënon sigurinë e Kosovës

0
Kurti takon Escobar dhe Lajçak: Serbia cënon sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot për herët të parë për bisedimet Kosovë-Serbi të mbajtur më datë18 gusht në Bruksel nga i cili nuk u arrit asnjë marrëveshje.

 

Kurti tha se nga Beogradi nuk ka pasur asnjë angazhim konstruktiv e as propozime konkrete, dhe se pala serbe vijon provokimet duke u perpjekur te cenoje jo vetem sigurine e Kosoves por te gjitha rajonit.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe. Jam thellësisht i bindur se pala serbe panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke e eskaluar retorikën ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë, kjo bashkë me kërcënimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës, si e tillë kjo përbën cenim të drejtpërdrejt si të sigurisë nacionale, ashtu edhe të rajonit në përgjithësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsi në negociata duke kërcënuar BE-në, SHBA-në apo Mbretërinë e Bashkuar me tensione në të ardhmen.

 

Advertisement

Kryeministri deklaroi se targat KS nuk mund të rikthehen në qarkullim dhe se në bisedimet në Bruksel ka paraqitur 6 pika për normlizimin e marrëdhenieve që kane ne thelb njohjen reciproke.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Advertisement

 

Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim. Qeveria e Kosovës nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj vetë statusit të saj. Kemi elaboruar në gjashtë kapituj.

 

Per kërcënimet me largimin e serbeve nga institucionet e Kosovës, Kurti  tha jane veprime te atyre qe promovojne krimin e organizuar.

Advertisement

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Unë besoj fuqishëm që përfaqësuesit e qytetarëve serbë më së paku do të duhej të përfaqësojnë dhe të shtyjnë përpara narrativa të individëve që kanë promovuar dhe vazhdojnë të promovojnë krimin e organizuar, dhe që kanë arritur deri në listën e zezë të SHBA-së.

Advertisement

 

Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Kurti do të takohet me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miloslaj Lajçak.

 

Në fokus të këtij takimi do të jetë sërish arritja e një marrëveshjeje me palën serbe për target dhe dekoumentat e identifikimit para dates 1 shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit