Brenda disa javësh pritet të zhvillohet takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të vijuar me procesin e dialogut. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak,në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Prishtina dhe Beogradi kane shprehur gatishmëri për të vijuar bisedimet.

 

MIROSLLAV LAJÇAK

I DËRGUARI I POSAÇËM I BASHKIMIT EUROPIAN

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova, ashtu siç jemi marrë vesh edhe me Kurtin, duhet të përfundojë krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Kurti më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel, për t’u takuar me presidentin serb. Vuçiç më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet.”

 

Lajcak ka theksuar se është krijuar një situatë e re pasi dy udhëheqësit kanë mbështetje të madhe në vendet e tyre

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyrisht, mbështetja që ka fituar Kurti në zgjedhje është vërtet historike. Kjo i jep fuqi të negociojë, të merret vesh dhe ajo që dakordçsohet, të realizohet. Kjo është shumë e rëndësishme. E dimë mirë se edhe presidenti Vuçiç ka pozicion shumë të fuqishëm në Serbi. Pra, kemi dy partnerë që kanë mandate shumë të fuqishme. Kjo do të jetë një situatë e re.”

 

Procesi i dialogut sipas të dërguarit të Bashkimit Europian mund të përfundojë brenda disa muajsh nëse palët tregojnë vullnet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";