minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç takohet me Lajçak: Serbia, gati për dialog

0
Vuçiç takohet me Lajçak: Serbia, gati për dialog

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, pas takimit në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçic tha se Serbia i mbështet aktivitetet, përpjekjet dhe synimet e Lajçakut që “me politikën e kompromisit, të vijmë deri te një zgjidhje, që do të nënkuptonte pakënaqësi ose kënaqësi të pjesshme për të dyja palët – pa ultimatume dhe zgjidhje të imponuara”.

Ai shprehu dëshirën e tij që në dialog të tregohet mirëkuptim për “interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.

“Konsiderojmë se një marrëveshje kompromisi do të thotë: askujt gjithçka, gjithkujt mjaftueshëm”.

Advertisement

“Pavarësisht deklaratave që vijnë nga Prishtina, të cilat nuk janë inkurajuese, është detyrimi ynë që të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar”, tha Vuçic, duke shtuar se nuk do të ketë përparim në integrimin evropian, nëse nuk ka një ndryshim serioz në dialogun me Prishtinën.

Vuçiq shtoi se Serbia nuk përcakton ndonjë afat për arritjen e një marrëveshjeje kompromisi dhe se ai do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën në Bruksel, përfshirë “Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër që nuk është plotësuar”.

Vuçic po ashtu tha se Serbia “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj” dhe se këtë ua ka përsëritur shumë herë zyrtarëve në Prishtinë dhe Bruksel./R/E.L

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit