Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur besimin se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës do të kalojë i qetë dhe pa incidente. Në një takim me përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje”, që do të garojnë në këto zgjedhje, Kurti ka deklaruar se procesi do të kalojë ashtu siç i ka hije një procesi demokratik, të qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë të qytetarëve.

 

Nga ana tjetër përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në katër komunat përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MIROSLAV LAJÇAK

 

I DËRGUARI I BE PËR DIALOGUN

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo javë në Bruksel ishte relativisht e qetë për mua, gjë që më dha mundësinë të punoj në dokumente të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut dhe të thellohem në zhvillimet dhe gjendjet aktuale në rajon. Fatkeqësisht, disa nga këto zhvillime janë shqetësuese dhe presim që palët të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve.”

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të mbahen në 23 prill pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Partia më e madhe, “Lista Serbe”, ka bojkotuar procesin, ndërkohë situata mbetet e tensionuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë ditëve të fundit në këtë rajon janë djegur qëllimisht 8 automjete me targa të republikës së Kosovës dhe një punonjës police i Kosovës është arrestuar për plagosje të një shtetasi serb.