minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Provokimet e mëtejshme janë të papranueshme”, BE-NATO për situatën në veri të Kosovës

0
“Provokimet e mëtejshme janë të papranueshme”, BE-NATO për situatën në veri të Kosovës

Prishtina dhe Beogradi kanë pranuar që kryenegociatorët e secilës palë të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të diskutuar reciprocitetin e targave dhe tensionet që pasuan vendimin e qeverisë së Kosovës. Lajmin e bëri të ditur shefi i politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell pas një bisede telefonike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

JOSEP BORRELL

SHEF I POLITIKES SE JASHTME, BE

Advertisement

 “Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqet. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat.”

 

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së atlantikut të veriut, Jens Stoltenberg gjithashtu u bëri thirrje palëve që t’i kthehen dialogut.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

 “Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është jetësore që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR, mbetet që të sigurohet ambient i sigurt dhe liri e lëvizjes për të gjithë.”

 

Advertisement

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka bërë thirrje që vendet të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

 

Në reagime të mëhershme, sulmet e një dite më parë në veri të Kosovës u dënuan nga misioni i organizatës për siguri e bashkëpunim në Evropë, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit