minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lajçak dënon sulmin në veri: Palët t’i rikthehen dialogut, dhuna është e papranueshme

0
Lajçak dënon sulmin në veri: Palët t’i rikthehen dialogut, dhuna është e papranueshme

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka dënuar sulmin në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë. Ai thekson se autorët duhet të dalin para përgjegjësisë dhe palët duhet t’i rikthehen dialogut.

 

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, thekson ai.

 

Advertisement

Më herët reagoi edhe zyrtari i Lartë i BE, Josep Borrell, i cili kërkoi shtensionim të situatës në veri dhe dënim të autorëve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit