minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç/ Në fokus rikthimi në dialog për arritjen e marrëveshjes

0
Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç/ Në fokus rikthimi në dialog për arritjen e marrëveshjes

Puna e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk ndalon.

 

Nga forumi ekonomik botëror në Davos të Zvicrës i dërguari i unionit për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Advertisement

Në fokus të bisedimeve kanë qenë hapat e ardhshëm per dialogun.

 

 “Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

 

Advertisement

Më pas i dërguari i BE ka takuar edhe Vuçiç. Ka qenë presidenti serb ai i cili me anë të një postimi në Instagram ka konfirmuan bisedimet me zyrtarin europian.

 

Dhe në këtë vend të rëndësishëm, vazhdoj diskutimet me Miroslav Lajçak për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“, ka shkruar Vuçiç.

 

Advertisement

Më 20 janar Lajçak do të vizitojë Beogradin dhe më pas Prishtinën ne perpjekje per arritjen e nje marreveshje mes dy vendeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit