minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Letra e Biden për Vuçiç/ Hoti: SHBA mbështet Kosovën

0
Letra e Biden për Vuçiç/ Hoti: SHBA mbështet Kosovën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti vizitoi Mitrovicën, Drenasin dhe Vushtrrin ku prezantoi planin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rininë dhe punësimin.

Por gjatë fjalës se tij, Hoti përshëndeti edhe letrën e presidentit Joe Biden, i cili i kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTËR NË DETYRË

Advertisement

“Letra e sotme e presidentit Biden e ka vulosur partneritetin që kemi ndërtuar me SHBA-të. Jemi në mes të fushatë dhe kjo letër na tregon qartë se kah duhet të orientohen qytetarët e Kosovës, dhe 14 shkurti do të mbyllet me fitoren e LDK-së dhe të partnerëve tanë. Dy kryeministrat para meje i kanë ikur procesit të dialogut, njëri me taksën e tjetri me fiksione për harta e thika. Kur e morëm ne qeverinë na u deshën dy javë për t’i hyrë procesit. Kemi mbështetjen e partnerëve. ‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’ siç thoshte Rugova.”

 

Ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe  presidentja ne detyrë Vjosa Osmanin, takuan qytetarët e Gjakovës. Ata e cilësuan 14 shkurtin si një referendum që do të mbahet mend nga të gjithë.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KANDIDAT PER KRYEMINISTER

“14 shkurti do të mbahet në mend si datë e referendumit gjithëpopullorë ku ka ndodhur vala e tretë e entuziazmit më të madh në Kosovë. 99′ çlirimi, 2008 pavarësia, dhe 14 shkurt, 2021 fitorja e gjithë juve. Pa fitu ju, nuk fitojmë as ne.”

 

Advertisement

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ,Ramush Haradinaj mbajti tubimin e tij në qytetin e Gjakovës. Ish-Kryeministri, që tani synon postin e presidentit, foli për marrëdhëniet me BE-në dhe me Serbinë, ndërsa përshëndeti edhe qëndrimin e fundit të presidentit Biden.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS

Advertisement

“E gëzojmë të drejtën se nëse vonohemi, të vendosim me referendum bashkim në union me Shqipërinë. Ne kemi 21 vjet që respektojmë obligimet ndaj BE –së për antërësim e integrim, ne mund të presim edhe disa vjet, por nuk mundemi të presim pa kufi. Do të vijë një ditë që ne do të kërkojmë të drejtën tonë. Sot u vërtetua edhe nga letra e Biden për Vuçic. Duhet të jemi seriozë dhe të ruajmë Ballkanin, duke respektu kufijtë, do të ecim përpara. Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën me kufijtë ekzistues.”

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa votimi për 102.100 qytetarët nga diaspora ka nisur.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit