minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lihet në burg shqiptarja në Greqi, policia i gjeti në banesë mbi 10 kg dr*gë dhe bllokun e klientëve

0
Lihet në burg shqiptarja në Greqi, policia i gjeti në banesë mbi 10 kg dr*gë dhe bllokun e klientëve

42-vjeçarja shqiptare që përfundoi në prangat e policisë së Kretës disa ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike ka dalë sot para Gjykatës për tu njohur me masën e arrestit.

Siç raportojnë mediat greke, gjykata i komunikoi sot shqiptares masën arrest me burg. Para gjykatës sot doli edhe bashkëpunëtori i 42-vjeçares, shetatsi grek 52 vjeç, i cili mbeti në burg. Dyshja bashkëpunonin për trafikimin dhe shitjen e drogës.

Gjatë kontollit në banesat e dy të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi ndër të tjera 10.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, mbi 23 mijë euro cash, një makinë dhe bllokun e klintëve që u shisnin drogën.

Gjatë kontrolleve ne banesat e 2 të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar:

Advertisement

· 10 kilogramë e 586 gramë kanabis
· 13.5 gram kokainë
· Shuma e parave prej 23 770 euro dhe 50 paund britanike si të ardhura nga veprimtari të paligjshme
· 4 peshore
· 3 celularë
· Paketim najloni
· Pajisja mbyllëse hermetike

Gjithashtu është konfiskuar edhe një makinë, e cila përdorej për kryerjen e veprave penale. Hetimi paraprak kryhet nga Departamenti i Sigurisë së Ierapetrës./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit