minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Listë të zezë në Shkup/ SHBA pritet të shpallen non grata disa zyrtarë

0
Listë të zezë në Shkup/ SHBA pritet të shpallen non grata disa zyrtarë

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të shteteve te bashkuara edhe ne Maqedonine e Veriut.Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler ka konfirmuar për mediat vendase ekzistencën e një “liste të zezë” me persona të tjerë që pritet të shpallen “non grata” nga Uashingtoni.

 

 “Qëndroj pas asaj që thash para disa ditëve dhe vlerësoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacionet duhet të vijnë nga Uashingtoni. Nuk mund të jap afate kohore, e as shifra se sa do të zbulohen. Ekzistojnë më shumë lista, konform të cilave hetohen personat në kontekste të ndryshme lidhur me korrupsionin. Të gjithë ata hetohen që të sanksionohen në mënyrë adekuate.”

 

Advertisement

Shkupin një ditë më parë e vizitoi edhe Koordinatori për Antikorrupsion në Departamanetin Amerikan të Shtetit, Riçard Nefju, por ambsadorja Ageler, bëri të ditur se diplomati i lartë nuk kishte ardhur për të bërë publik emrat e personave që do të jenë në “listën e zezë” amerikane.

 

“Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për “listën e zezë”. Këtu është për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që qeveria e SHBA-ve ka për çështje të korrpsionit”

 

Advertisement

Në Prill të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara  vendosen sanksione ndaj shtatë personave si të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit