minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mafiozi shqiptar në Greqi: Shfaroseni 32 vjeçarin ose do ti vras nënën…

0
Mafiozi shqiptar në Greqi: Shfaroseni 32 vjeçarin ose do ti vras nënën…

Ngjarjet e fundit kriminale që kanë prodhuar disa viktima kanë tronditur mbarë opinionin public në Greqi/.

Lufta e bandave, shkruajnë media greke,  po zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar, me pastrimin e llogarive mes bandave dhe kontratat e vdekjes kundër palëve të treta,. Gati një në dhjetë ditë ka ekzekutime mafioze që po shqetësojnë se tepermi shoqërine greke.

Oficerët e Policisë Greke i drejtojnë hetimet e tyre në linjën e burgjeve Athinë – Patras – aty ku veprojnë didsa familje të krimit të organizuar por edhe mafia shqiptare.

Sipas një raporti të Vassilis Lambropulos në NEA, në kontekstin e hetimeve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar Arias papas, në një lokal në Sepolia të dielën pasdite, policia po shqyrton të dhënat nga hetimi Antiterror në periudhën 2018 -2019, pas vrasjes, në 2017, të oficerit te krimeve Michalis Zafeiropulos i cili kishte regjistruar ceshtjen penale per menyren sesi vepronin pesë kriminelëve shqiptarë që drejtonin , sipas tij, sulmet kriminale nëpër burgjet e Greqisë.

Advertisement

Ndër shënjestrat e tyre thuhet të jetë -sipas informacionit- 32-vjeçari me pseudonimet Papa, ose Papas ose Aristidis ose Ari i cili të dielën pasdite u vra në një kafene në Sepolia nga një autor i panjohur i cili mbërriti në vendin e ngjarjes nga taksi

Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në Korydallos kërkoi shfarosjen e këtij personi, ndërsa pretendohet se ai kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, ai do të vriste nënën e tij.

 

Dyshohet se Aris Papas ka qënë në qëndër të mosmarrveshjeve mes anëtareve të mafias shqiptare e cila nga 2006-2008 kishte vrarë 11 persona dhe kishte plagosur 13 të tjerë.

Advertisement

Gjithnjë sipas mediave greke,32 vjecari shqiptar është sulmuar edhe herë tjetër në të kaluarën dhe se ai ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe në vrasje dhe pastrim parash./ Burimi: Tanea.gr

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit