minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si po zbatohen kontratat e vdekjes në Greqi dhe roli i mafias shqiptare

0
Si po zbatohen kontratat e vdekjes në Greqi dhe roli i mafias shqiptare

Maji ishte muaji më i përgjakshëm në Greqi, pasi kishte katër atentate të tipit mafioz.

Vetëm për 15 orë në Atikë pak ditë më parë kishte dy ekzekutime: atë të kriminelit 32-vjeçar shqiptar Arias Papas të dielën pasdite në Sepolia në një lokal dhe atë të boksierit veteran, Tasos Berdesi, të hënën në mëngjes, në Vari.

Oficerët e Policisë Greke i drejtojnë hetimet e tyre në “trekëndëshin” e burgjeve Athinë – Patras – ku vepron krimi i organizuar në familje, por edhe mafia shqiptare.

Sidoqoftë, qëllimi kryesor i autoriteteve është të zbulojnë se kush u jep urdhra këtyre njerëzve që ekzekutojnë kontratat e vdekjes.

Advertisement

Zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes Civile thonë se nuk janë në gjendje të hetojnë vrasjet e përshkallëzuara, duke shtuar se situata mund të vazhdojë dhe përkeqësohet, me sulme më vdekjeprurëse nëse nuk ka hetim gjithëpërfshirës sidomos kontrolli i parave që buron nga biznesni I klubeve te natës në Athinë.

Fakti është që pastrimi i llogarive midis kumbarëve të jetës natës po I jep efektet ne zbatimin e kontratave të vdekjes, të cilat ekzekutohen me një frekuencë tronditëse, dmth një goditje në çdo 10 ditë.

Për momentin autoritetet nuk gjejne lidhje direkte mes ekzekutimit të boksierit Tassos Berdesis dhe shqiptarit Aris Papas që u vra në mëyrë mizore në një lokal në Sepolia me 8 plumba në kokë.

Vetë Tassos Berdesis duket se ka qenë i përfshirë në raste zhvatjeje në të kaluarën, ndërsa lëvizte me një armë pa leje gjithë kohën.

Advertisement

Vrasja e boksierit sipas eksperteve grek të sigurisë, “ishte një kontratë vdekje”. Emri i tij ishte në listën e 500 personazheve të mafias të përpiluar në një dosje që ndodhej tashmë në Gjykatën e Lartë në Greqi.

Prandaj ka dyshime se ekzekutimi I tij u bë për ti mbyllur gojën në mënyrë që ai të mos fliste kundër familjeve mafioze.

Ekspertet greke të sigurisë thonë për Tanea.gr, se në shumicën e rasteve vrasesit me pagesë vijnë nga jashtë Greqi për llogari të grupeve mafioze. Vrasjet bëhen kryesisht në mesdite dhe kanë një frekuence 1 herë në 2 muaj, duke e kthyer ne shqetësim të madhe këtë gjë për policië greke. Mafia që vepron në Greqi është e ndarë në dy kampe kryesore dhe mes tyre llogaritet partneriteti edhe me mafian shqiptare që është e shtrire edhe nëpër burgjet e Greqisë.

Nga të dhënat e institucioneve greke në 5 muajt e fundit kanë ndodhur 5 vrasje mafioze në Greqi dhe 14 kontrata vdekje janë zbatuar në 4 vitet e fundit.

Ekzekutimet kanë qënbë kryesisht të pameshirshme pasi vec faktit që janë bërë në ditën për diell, është përdorur kallashnikov, gjiatje në mase dhe afër ambjenteve publike, madje edhe të shkollave.

Organizatat kriminale pastrojnë para në aktivitete të ndryshme të tilla si furrat e bukës, pikat e karburantit, kompanitë e kafesë, kantinat e verës, ndërmarrjet e ndërtimit, hotelet, madje edhe parqe fotovoltaike./ Burimi: Tanea.gr

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit