minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Makth nga flakët në Greqi/ Boshatiset Athina veriore, mijëra të evakuuar

0
Makth nga flakët në Greqi/ Boshatiset Athina veriore, mijëra të evakuuar

Arratisje nga ferri. Lufta me flakët në ishullin Evia është kthyer në një makth. Gjatë natës kanë shpërthyer vatra të reja zjarri që kanë detyruar evakuimin e të gjithë banorëve.

 

Situata mbetet kritike në 6 rajone ku është aktivizuar alarmi i kuq i rrezikut ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar  në 2. Dhjetra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, disa prej tyre të lënduar rëndë.

 

Advertisement

Retë e mëdha të tymit kanë gllabëruar Athinën veriore, tashmë e boshatisur pasi zjarri ka shkatërruar banesa, shtëpi e biznese. Shefi i mbrojtjes civile bëri të ditur se po luftohet në më shumë se 50 fronte aktive të zjarrit në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa një zjarr masiv në veri të Athinës ka kaluar të dyja anët e autostradës kombëtare për në Lamia.

 

Ndërkohë në Turqinë fqinje, autoritetet po luftojnë zjarret më të këqija të vendit ndonjëherë. Flakët që përfshinë zonat bregdetare jugperëndimore detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve.

 

Advertisement

Edhe në Itali, erërat e nxehta ndezën flakët në ishullin e Sicilisë. Temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë Celsius gjatë gjithë javës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit