minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mali i Zi pret qeverinë e re/ BE: Formojeni sa më parë dhe vijoni me reformat integruese 

0
Mali i Zi pret qeverinë e re/ BE: Formojeni sa më parë dhe vijoni me reformat integruese 

Një ditë pas rrezimit të qeverisë së udhehequr nga Zdravko Krivokapiç, Brukseli zyrtar i bëri thirrje partive politike të zgjidhin sa më shpejt ngerçin politik.

 

Komisioni Evropian nënvizoi se qeveria e re duhet të ketë në fokus zbatimin e reformave.

 

Advertisement

BASHKIMI  EVROPIAN

“Formimi i qeverisë së re është përgjegjësia e aktorëve politikë në Mal të Zi. Komisioni u bën thirrje të gjitha partive politike që të fokusohen dhe të punojnë së bashku për të zbatuar reformat në lidhje me BE-në, në një frymë konstruktive dhe në interes të qytetarëve malazezë.B E  pret që çdo qeveri në Mal të Zi t’i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve për të bërë përparim në procesin e pranimit në bllokun evropian.”

 

Në një seancë maratonë, deputetët votuan  me 43 vota pro e 11 vota kundër largimin e qeverisë se kryeministrit Krivokapiç.

Advertisement

 

Mocioni u iniciua nga Lëvizja Ura, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç. Ai ka propozuar forminin e një qeverisjeje të pakicës.

 

Kjo iniciativë ka mbështetjen e forcave më të madhe opozitare, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike Socialiste, te Milo Gjukanovic. Abazovic pritet të kryesojë bisedimet për formimin e kabinetit të ri.

Advertisement

 

Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e krizës disamujore politike, që përfshiu si parlamentin, ashtu edhe qeverinë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit