Katër persona janë arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar me inicialet Ll. A., 32 vjeç, i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, dhe ka dyshime se ai ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy të tjerë janë arrestuar për zjarrin në fshatin Bllacë dhe një tjetër për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik.