minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Masakra e Srebrenicës/ 26 vjet nga vrasja e mbi 8 mijë burrave e djemve muslimanë

0
Masakra e Srebrenicës/ 26 vjet nga vrasja e mbi 8 mijë burrave e djemve muslimanë

Kjo e diel shenoi 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është cilësuar si më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Qindra qytetarë u mblodhën në Bosnjë për të përkujtuar krimet e vitit 1995 dhe për të varrosur 19 viktima, të cilët janë identifikuar kohët e fundit.

 

Advertisement

Viktima më e re është Azmir Osmanovic, i cili ishte 16 vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan në maj të këtij viti.

 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët theksuan  se unioni nuk do të tolerojë krimet e luftës.

 

Advertisement

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Ndërsa, deri më tani, 47 persona  janë dënuar  me më shumë se 700 vjet burgim.

 

Në vitin 2010, Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë, me të cilën kërkoi falje për masakrën e Srebrenicës.

 

Advertisement

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës, disa ditë më pare, miratoi një rezolutë, ku dënoi gjenocidin serb.

 

Një dokument i ngjashëm u miratua edhe në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor dhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2010.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit