Kryeministri malazez ka shpallur 3 ditë zie pas ngjarjes së rëndë me 7 viktima në Cetinjë.
Autori i 7 vrasjeve dhe 4 plagosjeve Aco Martinoviç është ende në kërkimn nga policia.
Spajiç thotë se do mbahen 3 ditë zie dhe shumë aktivitete janë anulluar në këtë fillim viti në shtetin fqinj. Ndërkohë bëri dhe një thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë.
Spajiç: Lajmi nga kryeqyteti mbuloi me të zeza vendin tonë. Ky akt i pakuptimtë shkaktoi pikëllim dhe hidhërim të pamasë tek secili prej nesh. Nuk ka fjalë ngushëllimi. Në komunikim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë mora garanci se po bëjnë absolutisht gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë autorin e këtij krimi të rëndë.Ushtria e Malit të Zi do t’i bashkohet policisë në kërkim.Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve sonte.4 të lënduar rëndë ndodhen në QKGK ku kanë në dispozicion të gjithë kujdesin mjekësor në QKG, mjekët aktualisht po luftojnë për jetën në tavolinat e operacionit.Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, përfshirë ndalimin e plotë të armëmbajtjes. Armët nuk duhet të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të dëmtojnë të tjerët.Prandaj do të kërkoj nga drejtuesit e sapoemëruar të sektorit të sigurisë që nga nesër të ofrojnë zgjidhje për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Thirrja publike për rekrutimin urgjent të një numri shtesë policësh do të shpallet në ditën e parë të punës, pa pritur opinionin e KE-së dhe Këshillit të Evropës, kështu që urgjencën do ta shpjegojmë më vonë.Edhe një herë i bëjmë thirrje të gjitha komunave që të anulojnë të gjitha koncertet sonte. Qeveria ka marrë vendim në seancë urgjente – nga nesër në vendin tonë do të jetë tri ditë zie.