minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbyllet fushata elektorale në Kosovë/ KQZ: Zbatoni ligjin

0
Mbyllet fushata elektorale në Kosovë/ KQZ: Zbatoni ligjin

Liderët e partive politike në Kosovë përmbyllen tubimet e fushatës elektorale.

Kandidati per kryeministër nga Lëvizja Vetevendosje, Albin Kurti, së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani e mbyllen fushaten ne Prishtinë. Kurti i kerkoi qytetareve të dalin masivisht në zgjedhje për të fituar shumicën parlamentare.

“Për ta bërë ndryshimin që po kërkojmë duhet ta sigurojmë shumicën parlamentare të nevojshme sepse nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet skenar i vitit të kaluar, nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet 25 marsi i vitit 2020, kur u rrëzua qeveria në kulmin e pandemisë”, tha Kurti. 

Edhe Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti tubimin e  fundit të fushatës në kryeqytet.  Ai i beri thirrje presidentit serb, Aleksander Vuçiç, të njohë Kosoven duke paralajmeruar ne te kundërt bashkimin me Shqipërinë.

Advertisement

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të mbahen në kushtet e pandemisë dhe do të monitorohen nga 2 mijë vëzhgues më pak, në krahasim me proceset e mëparshme.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit