Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickoski duket se nuk ka bërë asnjë reflektim pas letrës drejtuar ndaj tij nga kreu i partisë Bashkimi demokratik për integrim  Ali Ahmeti i cili ka ngritur shqetësimin për vendimet e fundit politike dhe kushtetuese në vend.

Mickoski shprehet se letra e Ali Ahmetit të cilit një ditë më parë iu refeua si qytetar i thjeshtë, nuk meriton të komentohet.

“Po e mora letrën dhe e lexova. Pjesa e parë është një qasje gjeostrategjike e gjendjes në rajon, lindje dhe Ukrainë. Pjesa e dytë është akuzë ndaj  gjykatësve kushtetues të cilët i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se ata zbatojnë programin e VMRO-DPMNE-së”, tha ai.

Mickoski është shprehur gjithashtu se Ali Ahmeti i ka kërkuar atij të ndërhyjë tek gjykatësit kushtetues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka kaluar koha kur politikanët kanë mundur dhe kanë dashur të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve. Unë e kuptoj se BDI-ja është akoma në atë perimetër dhe përmes asaj optike që shikojnë ata, duhet të funksionojmë edhe ne në shtet. Por unë nuk mendoj ashtu”, u shpreh Mickoski.

Letra Ali Ahmetit e një dite më pare, theksonte tre vendime të fundit që kanë të bëjnë me shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.

Të treja këto, sipas Ahmetit rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në një shtet shumetnik. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";