minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mijëra serbë bllokojnë rrugët në Beograd, protestojnë kundër…

0
Mijëra serbë bllokojnë rrugët në Beograd, protestojnë kundër…

Qindra qytetarë po protestojnë dhe bllokojnë rrugët në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, për të kundërshtuar ndryshimet ligjore, që sipas tyre favorizojnë kompanitë private në dëm të qytetarëve dhe mjedisit.

Kjo është fundjava e dytë me radhë që qytetarët protestojnë kundër vendimeve të fundit të autoriteteve për të ulur pragun e referendumit dhe për të lejuar shpronësimin e shpejt të pronës private, nëse autoritetet e vlerësojnë se është në interes të publikut.

Këto protesta vijnë pas dekadash të neglizhencës, pasi Serbia përballet me probleme të mëdha mjedisore siç janë ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe çështje të tjera.

Protesta më 4 dhjetor nisi në ora 14:00, teksa protestuesit bllokuan trafikun në një autostradë në Beograd si dhe një urë në Novi Sad, ndërkaq bulevardi kryesor i Novi Sadit u bllokua pjesërisht.

Advertisement

Tubime të ngjashme po mbahen edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Para nisjes së tubimeve, Ministria e Brendshme serbe paralajmëroi se bllokimet e rrugëve janë të jashtëligjshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk do të ndërmerren veprime ndaj protestuesve “për aq kohë sa ata nuk vënën në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve dhe institucioneve”.

Më 27 nëntor, mijëra protestues bllokuan rrugë dhe ura në Beograd, Novi Pazar, Zrenjanin, Shabac, Kragujevc dhe qytete të tjera serbe.

Advertisement

Grupet që kundërshtuan protestat e aktivistëve mjedisorë u përleshën mes vete në disa qytete dhe disa protestues u ndaluan nga autoritetet e rendit./Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit