minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Miratohet raporti për Kosovën/ Vuçiç: Fushata kundër njohjes së pavarësisë nuk ndalet

0
Miratohet raporti për Kosovën/ Vuçiç: Fushata kundër njohjes së pavarësisë nuk ndalet

Pas dy ditësh debat, kuvendi i Serbisë miratoi sot me 205 vota pro e 57 kundër, raportin për dialogun me Kosovën. Dokumenti ka në fokus të dialogut asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, si dhe të zhdukurit e luftës.

 

Gjatë debatit presidenti Vuçiç, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se një zgjidhje kompromisi duhet patjetër.

 

Advertisement

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Tërheqja e njohjes së pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës është një mënyrë për të forcuar pozitën negociuese dhe Serbia do të vazhdojë të punojë në të. Ne kemi punuar për çnjohjet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Advertisement

 

Vuçiç vuri në dukje se Serbia po përballet me një periudhë shumë të vështirë, sepse presionet për Kosovën po rriten.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

Advertisement

PRESIDENTI I SERBISË

 

Putini u tha të gjithëve, ju hapët kutinë e Pandorës, ju krijuat Kosovën. Me të njëjtin parim, unë do të kem të drejta për Donbasin, Khersonin, Zaporizhian në varësi të situatës ushtarake në terren. Ata duan të bllokojnë rrugën e tij drejt kësaj dhe kjo është arsyeja pse ne paguajmë çmimin sepse ata janë me nxitim për të përfunduar gjithçka në lidhje me Kosovën.

 

Advertisement

Kreu i shtetit serb foli edhe për integrimit në Bashkimin Europian, duke thënë se nuk do të ishte e mençur nëse braktiset rruga europiane, edhe pse shumica e njerëzve në Serbi janë kundër BE-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit