minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç i prerë përpara diplomatëve të BE/ “Nuk e njohim Kosovën, rroftë Serbia”

0
Vuçiç i prerë përpara diplomatëve të BE/ “Nuk e njohim Kosovën, rroftë Serbia”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës.

 

Vuçiç deklaroi se është i gatshëm për kompromis në bazë të Kushtetutës, por thekson se nuk do të dorëzohen asnjëherë.

 

Advertisement

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit