minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

MISTERI/ Grabitësit mizorë në Greqi nuk lanë asnjë gjurmë në shtëpi

0
MISTERI/ Grabitësit mizorë në Greqi nuk lanë asnjë gjurmë në shtëpi

Grabitja, që tronditi Greqinë disa ditë më parë, vijon të jetë “e veshur” nga një hije misteri. Mediat greke thonë se pavarësisht kontrolleve të imtësishme, detaji që mund të zgjidhë shumë gjëra nuk është zbuluar ende.

 

Për vjedhjen që përfundoi me vrasjen mizore të 20-vjeçares pranë foshnjes së saj, grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë gjurmë të grabitësve në shtëpi.

 

Advertisement

Ata nuk kanë lënë asnjë shenjë nga momenti kur kanë hyrë dhe kur kanë dalë nga shtëpia. Për këtë arsye efektivët do të analizojnë nga e para thirrjet telefonike para dhe pas vrasjes, me shpresën se do të gjejnë diçka që ndihmon në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

 

Në të njëjtën kohë, po bëhet një krahasim midis grabitjes së përgjakshme dhe 10 rasteve të tjera të ngjashme që kanë ndodhur muajt e fundit në Atikë .

 

Advertisement

Ajo që është gjithashtu shqetësuese, sipas avokatëve që kanë trajtuar raste të tilla, është se dëshmia e njërës prej viktimave, bashkëshorti i 20-vjeçares që u mbyt, nuk ka nxjerrë asgjë të re në pah.

 

Ndërkohë, 33-vjeçari mori vendimin t’u larguar nga shtëpia në Glyka Nera, ku gruaja e tij u vra barbarisht.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit