minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mitsotakis falenderon Shqipërinë: Zjarrfikësit shqiptarë na u bashkuan në luftën me flakët

0
Mitsotakis falenderon Shqipërinë: Zjarrfikësit shqiptarë na u bashkuan në luftën me flakët

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e ofruar në situatën e vështirë të zjarreve me të cilën Greqia po përballet. Përmes një shkrimi në Twitter, Mitsotakis thekson se Shqipëria dërgoi Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete në mbështetje të vendin fqinj.

 

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.

 

Advertisement

Fillimisht, Greqia refuzoi ndihmën e ofruar nga Shqipëria në këtë situatë të vështirë, por vetëm pas disa orësh shteti fqinj bëri një hap pas. Trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe mjete të Forcave të Armatosura dhe sistemit të Mbrojtjes Civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen, i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të diteve të fundit.

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit