minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

NATO me sytë nga Ballkani Perëndimor: Do vazhdojmë ta promovojmë stabilitetin në rajon

0
NATO me sytë nga Ballkani Perëndimor: Do vazhdojmë ta promovojmë stabilitetin në rajon

NATO do të angazhohet për të siguruar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për një gazetë malazeze. Ai ka nënvizuar se tensionet në Kosovë edhe në Bosnjë e Hercegovinë janë shtuar pas një sërë faktorësh, përfshirë edhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-S

Advertisement

 

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd.”

 

Duke komentuar zhvillimet e fundit të Republikës Sërpska për shpërbërjen e shtetit, Stoltenberg tha se Alenaca ka mekanizma të ndryshëm për të parandaluar tensionet.

Advertisement

 

“Çdo përpjekje për t’i dobësuar institucionet e nivelit shtetëror vetëm sa do ta minojë sigurinë e Bosnjë e Hercegovinës .NATO është forumi i vetëm transatlantik për konsultime dhe vendime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët.  Menaxhimi i krizës është dhe do të jetë një nga detyrat tona themelore. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n.”

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s iu bëri thirrje udhëheqësve të Ballkanit Perendimor të tregojnë përkushtimin e tyre për reformat në mënyrë që të ruhet stabiliteti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit