minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Fatmir Sejdiu: Humbje e madhe për shtetin shqiptar

0
Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Fatmir Sejdiu: Humbje e madhe për shtetin shqiptar

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

 

Përmes një reagimi në facebook, Sejdiu ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.

 

Advertisement

Sejdiu shkruan se Nishani la gjurmë të pashlyeshme në sfidat e shumta që kishte vendi.

 

“Prehu i qetë i dashur President
E morra më pikëllim të thellë lajmim për vdekjen e hershme të Presidentit Bujar Nishani.
Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët dhe shtetin shqiptar.
Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të usharakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë.
Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi.
Kam pasur nderin që ta takoj disa herë dhe të këmbejmë mendime për shumë çështje të rëndësishne.
Familja e tij krahas dhembjes që e ka, duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën dhe veprën e tij.
Nga thellësia e shpirtit ju shprehë ngushëllimet e mia!
Prehu i qetë President i dashur!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit